Fushë Kosova liron disa trotuare, opozita kritikon për vonesa të projekteve

Kosova

Fushë Kosova liron disa trotuare, opozita kritikon për vonesa të projekteve

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 21:15
Foto ilustrim

Qytetarët në Fushë Kosovë po ankohen se të gjitha trotuaret janë të zëna nga automjetet. Por, komunarët duket se e kanë gjetur një zgjidhje. Sipas tyre me zbatimin e Planit të Mobilitetit, në pesë rrugë ka filluar vendosja e pengesave metalike, duke krijuar parking gjatësor përgjatë këtyre rrugëve.

Qytetarët e Fushë Kosovës po ankohen se nga trotuaret e bllokuara nga veturat, po detyrohen të ecin në shiritin e automjeteve. E gjithë kjo po u shkakton vështirësi në lëvizje.

“Prej veturave duhet me dalë dikah, duhet me ec dikah, anena n trotuar s'po mundemi prej veturave dhe kështu që po duhet nëpër asfalt”, Hysen Sadiku, qytetar.

Për t'i liruar trotuaret, Komuna e Fushë Kosovës ka nisur vendosjen e pengesave metalike në rrugët që para disa muajsh i ka shndërruar në qarkullim njëkahor. Sipas komunarëve, kjo do të ndihmojë në përmirësimin e situatës.

“E para është një mosshfrytëzim i duhur i parkingjeve që i kanë këto objektet banesore ; e dyta është edhe një diçka tjetër që qytetarët nga jashtë qytetit, kemi evidentu raste edhe nga Prishtina, ka raste kur vijnë edhe i vendosin diku nëpër trotuare i vendosin veturat e tyre”, tha Ali Topalli, zyrtar në Komunën e Fushë Kosovës.

Vendosjen e pengesave për t’i liruar trotuaret, përfaqësuesit e opozitës e shohin zgjidhje të vonuar.

 “Zgjidhja e vetme është që të lirohen të gjitha hapësirat në rrugën Dardania dhe rrugët e tjera të frekuentuara”, tha Durim Hajra, shef i asamblistëve të Vetëvendosjes në Fushë Kosovë.

Nga komuna thonë se me kalimin e kohës do të shohin për mundësitë e vendosjes së këtyre pengesave edhe në rrugë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat