Lladrovci flet për profilet e rreme: U ballafaquam me persona për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale

Kosova

Lladrovci flet për profilet e rreme: U ballafaquam me persona për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:51
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar një status në Facebook-un e tij për propagandën e përhapur nga profilet falso në rrjetet sociale.

Ai tha se Komuna e Drenasit u ballafaqua me persona “për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale”, por “organet e drejtësisë e thanë fjalën e tyre duke i dënuar këto veprime të kundërligjshme”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Bedeli, kryesin e veprës penale, fillimisht e fton për të punuar për të, pastaj e obligon që shkrimet e tij t'i postojë në profile fallso, veprime nga të cilat një “dizajner” bëhet kryes i veprës penale, e më pastaj edhe e quan “luan”. Kjo nuk do asnjë koment.

Personat e tillë, të cilët përdorin tjetrin për me arrit qëllimet e veta, janë më të rrezikshëm për shoqërinë se sa vetë kryesi, sepse, fjala e urtë thotë: “Më i keq shtisi se dorasi”. Për më tepër, këto veprime do ta vënë në dilemë edhe konfidencialitetin e tyre në raport me punën që bëjnë aktualisht.

Qytetarët e Drenasit e kuptuan drejtë propagandën e profileve fallso, sepse ne u ballafaquam me persona për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale, por, organet e drejtësisë e thanë fjalën e tyre duke i dënuar këto veprime të kundërligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat