E rëndë: Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë, s’mundi t’i përballojë plagët

Kosova

E rëndë: Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Fushë Kosovë, s’mundi t’i përballojë plagët

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 19:59
Foto ilustrim

Është ndarë nga jeta këmbësori i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra nga goditja e një veture në fshatin Brejse të Fushë Kosovës, shoferi i së cilës dyshohet se shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Lajmin e ka bërë të ditur xhamia e Banullës së Lipjanit në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar edhe për detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” Ju njoftojmë se: Ka ndërruar jetë Hazbi Hajriz Salihu nga fshati Banullë Varrimi bëhet me datën 12.12.2023 ditë e Marte në ora 14:00 pas namazit te ikindis në varrezat e lagjes Salihu nẽ fshati Banullë. Zoti e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Image
Brahim Gashi

Siç raportoi media, shoferi i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident është 47-vjeçari, Brahim Gashi.

I njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat