Moti sot i vranët me rritje të lehtë të temperaturave

Kosova

Moti sot i vranët me rritje të lehtë të temperaturave

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vranët, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.

Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat