Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

Kosova

Totaj: VV po harron se votat i mori edhe nga këto komuna

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:21
Shaqir Totaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj e ka quajtur qasje ‘joprofesionale, jo korrekte dhe arrogante’, ndarjen buxhetore sa i përket investimeve të reja kapitalit të nivelit qendror nga Qeveria e Kosovës për vitin 2024.

Në një prononcim Totaj ka thënë se partia në pushtet ka ‘harruar që ka marrë vota për fitore edhe në këto komuna’, për të cilat ka marrë kritika të mëdha për ndarje të njëanshme të buxhetit komunal.

“Këtë e komentoj si një qasje totalisht jo profesionale dhe jo korrekte dhe shumë arrogante sepse  12 për qind të numrit të banorëve  dhe 14 për qind të territorit të Kosovës ipen 60 për qind të investimeve kapitale në vitin e ardhshëm. Ndërsa komunat më të mëdhaja të Kosovës si Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaj, Gjakova, Mitrovica.

Pothuaj se anashkalohen komplet. Qeveria nuk ka bërë punë të mirë dhe mendoj se përveç mungesës së profesionalizimit është një demonstrim i një arrogance të pakuptim dhe për mua të pa precedent deri me tani. Kjo parti që është në pushtet ka harru që ka marr vota për fitore  në zgjedhje nacionale edhe në këto komuna”, ka thënë Totaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat