Ministria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca

Kosova

Ministria e Shëndetësisë i blen 14 autoambulanca

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:53
Ilustrim

Ministria e Shëndëtësisë i ka blerë 14 autoambulanca. Për këtë tender e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomik “Madekos Sh.P.K ES Industry  Sh.P.K “ me vlerën prej 904 mijë e 383 mijë euro.

Sipas dosjes së tenderit të publikuar në KRPP,  sasia e përafert është 14 copa për 3 vite buxhetore, por kjo mund të ndryshoj varësisht nga Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, në limitet +  -30%.

Po ashtu sipas dosjes së tenderit për këtë projekt kanë aplikuar vetëm dy kompani, kompania e cila është shpërblyer me kontratë është me çmim më të lartë se kompania tjetër që ka ofertuar.

Oferta e kompanisë tjetër ishte 899 mijë e 920 euro.

Kompania kishte paraqitur ankesë në ministri për shkak të diskualifikimit dhe në arsyetimin e ministrisë thuhet se ky vendim erdhi pasi oferta ishte e papërgjegjshme dhe nuk plotësohet kriteri numër 4 kërkesat mbi mundësitë teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat