​Bakshia e Obiliqit merr pamje tjetër me ndërtimin e parkut dhe fushës sportive

Kosova

​Bakshia e Obiliqit merr pamje tjetër me ndërtimin e parkut dhe fushës sportive

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Është përuruar ndërtimi i parkut dhe fushës sportive në fshatin e Bakshi të komunës së Obiliqit, projekt ky i realizuar në bazë të performancës komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal. Hapësira e parkut të lodrave dhe fusha sportive për të rinjtë e Obiliqit, i kanë dhënë Bakshisë, një pamje më atraktive dhe hapësira gjelbëruese e cila do të shfrytëzohet nga të gjitha grupmoshat për të kaluar kohën e lirë.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi tha se ky projekt ka qenë i nevojshëm për Bakshinë dhe se nuk është i fundit ky projekt që do të realizohet në bashkëpunim me ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Gashi: Projekti i parkut dhe fushës sportive i nevojshëm për Bakshinë e Obiliqit

"Urime ky park për të gjithë Bakshinë, në veçanti që janë edhe në territorin e tyre. Sinqerisht ka ndodhë një mrekulli, po është dashur kohë deri në gjetjen e mundësisë së hapësirës sepse ju e dini që edhe prona ka qenë private, është dashur me shpronësuar. Fatmirësisht është zhvilluar krejt në rregull, kështu që më lejoni që në emër të kryesuesve, deputetëve, drejtorëve ekzekutiv, banorëve të Bakshisë të falënderojë ministrinë për mbështetjen. Ne e kishim bërë ndoshta, por pa mbështetjen e ministrisë, ndoshta ishte dashur të presim edhe ndonjë vit, por kemi gjetur mirëkuptim të vazhdueshëm e kemi thënë edhe kur e kemi nisur nuk është projekti i vetëm dhe nuk është mbështetja e parë që e ka bërë ministria, kryesisht ministri Elberti, faleminderit ministër. Jemi munduar edhe ne që me realizuar që me qenë funksional për krejt gjeneratat", tha Gashi.

Po ashtu, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi u shpreh i lumtur për përfundimin e këtij projekti. Ai tha se do të vazhdojnë të mbështesin të gjitha komunat e Republikës së Kosovës në projekte të ndryshme.

Krasniqi: Do të vazhdojmë të mbështesim komunat e Kosovës në projekte të ndryshme

"Jam shumë i lumtur që sot bashkë me këta fshatarët të cilët kemi vizituar në fillim të punimeve, ky park dhe kjo hapësirë sportive është njëra ndër projektet shumë të mira që si ministri në komunat e Republikës se Kosovës, mundohemi t’i mbështetim bashkë me komunat. Hapësirat e gjelbëruara ku munden me kaluar kohën dhe të rinjtë dhe jo vetëm. Është shumë e rëndësishme edhe në kudër të projektit tonë, për një komunë të gjelbër, kështu që i uroj këtyre bashkëfshatarëve të kenë sa më shumë të rijnë që e shfrytëzojnë këtë hapësirë dhe luajnë në këtë hapësirë sportive", shtoi Krasniqi.

Qytetari nga Bakshia e Obiliqit, Sabri Myftari tha se në fshatin ku jeton ai, është bërë një punë e mrekullueshme dhe i gjithë fshati e falënderon kryetarin për këtë hapësirë gjelbëruese.

Myftari: Në Bakshi të Obiliqit është bërë një punë e mrekullueshme me parkun dhe fushën sportive

"Faleminderit Elberitit për këtë punë në fshatin Bashki, por edhe të gjithë stafin e tyre, se e kanë bërë një punë të mrekullueshme, në emër tim, në emër të fshatit, Zoti i shpërbleftë", tha Myftari.

Ndryshe, ky projekt është investim i Komunës së Obiliqit në bashkëfinancim me Demos-in dhe ka kushtuar mbi 164 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat