Parashikimi i motit për dy javët e fundit të këtij viti

Kosova

Parashikimi i motit për dy javët e fundit të këtij viti

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 07:07
Foto ilustrim

Periudhë më stabile e motit pritet të jetë gjatë javës së dytë të dhjetorit, sipas “Mendimi për motin”.

Kalimi i ndonjë sistemi frontal në pjesën e dytë të javës vijuese, mund të sjell vransira e mundësi për të reshura të dobëta, kryesisht shiu, apo edhe bore nëse temperaturat zbresin më afër 0C. 

Pas datës 25 dhjetor, vijon të ketë më shumë kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit, mund të shfaqen mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. 

“Periudhë më stabile të motit mund të kemi në pjesën e dytë të dhjetorit, nga prezenca më e gjatë e fushave anticiklonike mbi kontinent.  Kalimi i ndonjë sistemi frontal në pjesën e dytë të javës vijuese, mund të sjell vransira e mundësi për të reshura të dobëta, kryesisht shiu, apo edhe bore nëse temperaturat  zbresin më afër 0C.  Pas datës 25 dhjetor, vijon të ketë më shumë kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit, mund të shfaqen mundësi për mjegull përgjatë ultësirave.  Gjasa për të reshura mund të kemi në fundjavën e fundit të vitit. Por me temperatura mbi mesatare, më me gjasë të shiut”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat