Ministria do t’i mirëmbajë gjatë dimrit rrugët lokale në komunat veriore

Kosova

Ministria do t’i mirëmbajë gjatë dimrit rrugët lokale në komunat veriore

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 19:40
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës.

Durmishi thotë se sipas memorandumit, MMPHI-ja ka marrë përsimër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin-Potok e Leposaviq.

“Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbajë MMPHI. Sot kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin-Potokut dhe Leposaviqit.

Ministria ka marrë përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna. Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km”, ka shkruar Durmishi në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat