Moti sot me diell dhe vranësira

Kosova

Moti sot me diell dhe vranësira

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

IHK njofton se në orët e hershme të ditës parashihen ngrica.

Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të kujtojmë se në këtë javë, pikërisht më 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 dhe do të zgjasë 88 ditë, deri më 20 mars 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat