Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:12
Ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mbajë takimin e radhës të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, kati i pestë, salla 506, ora 09:30)

Demokraci Plus publikon analizën mbi problemet kryesore në zbatimin e planeve vjetore të prokurimit publik në ndërmarrjet publike. (Zyrat e Demokraci Plus, Prishtinë, ora 10:00)

Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” Mitrovicë dhe komuniteti i të rinjve Reload21 UNDP Mitrovicë, organizojnë tryezën e përbashkët “Shëndeti mendor - parandalimi i vetëvrasjeve”! - Frymo Lirshëm (Parandalimi i vetëvrasjeve). (Fakulteti Juridik, Mitrovicë, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, organizon takimin e dytë publik me qytetarë, ku do të raportojë për punën njëvjeçare. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit - Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi inaugurojnë objektin e ri të Fakultetit të Edukimit dhe Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. (Ora 11:30)

Mbahet konferenca për publikimin e raportit hulumtues “Fuqia e narrativave: Historia nga librat apo historia e rrëfyer – Roli i edukimit në formësimin e perceptimit për tjetrin”, me panelistë Agon Ahmeti (ETEA), Marigona Shabiu (YIHR), Bleona Kurteshi (autore e raportit), Bekim Baliqi (ekspert i fushës). (Qendra Libart, objekti i Bibliotekës "Hivzi Sulejmani", lagjja "Dardania", Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve lidhur me Projektin për efiçiencë të energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Komuna e Prishtinës. Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Sergiy Maslichenko dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi vizitojnë Qendrën Burimore “Nënë Tereza”, ku do të ndajnë mjete mësimore për nxënësit. (Qendra Burimore “Nënë Tereza”, Prizren, ora 13:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023. (“Mensa” Pejton, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat