Mirëpritet vendosja e radarëve statikë si parandalim i aksidenteve

Kosova

Mirëpritet vendosja e radarëve statikë si parandalim i aksidenteve

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Gjatë javës së kaluar një aksident trafiku i mori jetën tre të rinjve në Prizren.

Së fundmi aksidente të shumta rrugore ka pasur ku është bërë e ditur se shumica nga to janë për mosrespektim të shpejtësisë së lejuar.

Andaj, për parandalimin e këtyre aksidenteve po kërkohet një koordinim më i madh i institucioneve me njohës të kësaj fushe.

Ramadan Mazrekaj, profesor i komunikacionit thotë se bashkëpunimi duhet rritur për shkak të sigurisë së përgjithshme në trafik.

Ai flet edhe për mundësinë e vendosjes së radarëve statikë, ku thotë se e mirëpret një vendim të tillë dhe se shpreson se do të vendosen në vendet adekuate.

Se duhet bërë më shumë në këtë drejtim, e thotë edhe një doktor shkence i komunikacionit, Lavdim Hamiti.

Madje, ai tregon edhe arsyet që sipas tij, nuk po vendosen radarët statikë që thotë se janë të domosdoshëm për parandalimin e aksidenteve.

Së fundmi në Kuvendin e Kosovës është miratuar projektligji për rrugët, ku një ndër çështjet që trajtohen është auditimi i sigurisë rrugore që është kontroll i detajuar, sistematik dhe teknik i sigurisë së rrugës që nga fazat e para deri te lëshimi për qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat