Haradinaj: Mikpritja e harmonia fetare janë vlerë e kombit shqiptar

Kosova

Haradinaj: Mikpritja e harmonia fetare janë vlerë e kombit shqiptar

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 17:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar dy familje, në Klinë e Viti për festën e krishtlindjeve.

‘’Sot kisha kënaqësinë që në ditën e Krishtlindjes të qëndroj në Stubëll të Vitisë, tek miku im Franklin Rama, në një ambient tejet të ngrohtë e mikpritës.

Po ashtu, në Zllakuqan të Klinës ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësinë që shumë kohë’’, ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se si komb jemi të bekuar me vlerat unike tona, si; mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat