​SHSKUK do të pajiset me autoambulanca të reja

Kosova

​SHSKUK do të pajiset me autoambulanca të reja

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 22:49
​SHSKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) do të pajiset me shtatë autoambulanca të reja në vlerë 452 mijë e 193 euro, si pjesë e investimeve në sektorin e shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur se shpërndarja e autoambulancave të reja do të bëhet në fillim të vitit 2024.

“Klinikat dhe spitalet publike janë të pajisura më shumë se kurrë me pajisje, materiale shpenzuese e barna.

Rritja e buxhetit për shëndetësi po e transformon shëndetësinë publike. Ministria mbetet e përkushtuar të sigurojë sa më shumë pajisje e mjete që të rritet cilësia në shërbime”, thuhet në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat