Edhe sot mot stabil, diell e vranësira gjatë ditës

Kosova

Edhe sot mot stabil, diell e vranësira gjatë ditës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Mot i qëndrueshëm do vazhdoj të mbretëroj edhe përgjatë ditës së premtë mbi vend, kryesisht me diell.

Ultësirave orëve të mëngjesit mjegull, që mbetet pak më gjatë deri nga mesdita. Gjatë ditës kalojnë edhe vransira shtresore, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në -2C deri 0C, e ato maksimale shkojnë deri në 10C e 12C. Në pjesë ku mjegulla mbetet më gjatë, do të jenë më të ulëta.

Më shumë vransira shtrihen ditën e shtunë, që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Me kthjellime parashihet moti në natën e ndërrimit të motmoteve, e ditëve të para të vitit 2024 kalojnë vransira, ku ditën e martë mund të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me maksimale deri në 8C e 10C, lokalisht edhe 12C e 13C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat