Fermeri nga Rahoveci që shënoi rekord fitimesh, thotë se ka mungesë të punëtorëve

Kosova

Fermeri nga Rahoveci që shënoi rekord fitimesh, thotë se ka mungesë të punëtorëve

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Viti 2023 ka qenë mjaftë i bereqetshëm edhe për fermerin A.H emër i njohur për redaksinë nga fshati Ratkoc i Rahovecit.

Pavarësisht prodhimit të pakët e që ai thotë se ka qenë rreth 30% më pak se sa vitin e kaluar, fitimi këtë vit ka qenë shumë më i madh.

Krejt, kjo për shkat të cmimit.

“Kam pas të mbjella 3 hektar speca dhe 60 ari shalqin. Ky vit në krahasim me vitin e kaluar ka qenë shumë më i mirë. Vitin e kaluar kg i specave me shumicë është shitur për 35-40 cent, ndërsa këtë vit 0.90 deri në 1 euro me shumicë. Ndërsa, bostani viteve të kaluara kg është shit për 12-15 cent, e këtë vit 0.40 cent, gjithmonë po flas me shumicë”, ka treguar ai.

A.H thotë se pavarësisht numrit të vogël të anëtarëve të familjes që janë fuqi punëtore, ai do të vazhdojë ta punojë tokën edhe në të ardhmen.

Pasi që sipas tij fitimi këtë vit ka qenë mjaftë i mirë për ata që kanë pasur të mbjella.

“Edhe viteve tjera do të vazhdoj ta punoj kështu tokën, e sikur të kisha më shumë fuqi punëtore do të punoja edhe më shumë”, ka thënë ai.

Tashmë kur shumë të rinjë po braktisin Kosovën dhe po kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e huaja për shkak të kushteve jo të mira në vend, fermeri A.H thotë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Madje, ai pohon se me atë që ka fituar në vitin 2023 nuk ia vlen që të lëshohet Kosova dhe të shkohet për të punuar në ndonjë vend tjetër.

“Me fitimet që kanë qenë këtë vit nuk ia vlen që me lëshu Kosovën dhe me shku me punu në ndonjë shtet tjetër”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat