Sa shkolla e paralele të ndara u mbyllën në Suharekë gjatë 2023-tës? Flet drejtori i Arsimit

Kosova

Sa shkolla e paralele të ndara u mbyllën në Suharekë gjatë 2023-tës? Flet drejtori i Arsimit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një shkollë me tri paralele të ndara është mbyllur në Stravuqinc të Suharekës, në vitin 2023.

Drejtori i Arsimit, Rezmi Bajselmani në këtë komunë, ka thënë se nxënësit udhëtojnë me transport të financuar nga Komuna.

“Në këtë vit mësimor janë mbyllur tri paralele të ndara. Shkolla amë është mbyllur, një shkollë në Stravuqinc ka pas pak nxënës, në Vërshefc, të dyja janë paralele të ndara të shkollës Naum Veqilharxhi në Mohlan, dhe është paralelja e shkollës Edith Durham në Dolloc. Nxënësit barten me transport nga komuna”, u shpreh ai.

Mundësit janë që deri në vitin 2025 të mbyllen edhe 3 paralele të ndara.

“Ne deri më 2025 i kemi të rrezikuara edhe tri paralele të ndara, tani deri në vitin 2030 ka stabilitet në Suharekë”, u shpreh ai.

Njëjtë është edhe një shkollë e Koznikut në Rahovec.

Nënkryetari i kësaj komune, Fatmir Iska tha që kjo shkollë i ka vetëm shtatë nxënës.

Është numër shumë i vogël i nxënësve, kështu që mundet me u mbyll.

“Paraqitet rrezik që me u mbyll shkolla e Koznikut, është paralele e shkollës së mesme ‘Milaim Krasniqi’. Nëse nuk gaboj shkolla i ka shtatë nxënës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat