Prishtina Weather: Ndotje enorme ajrore në natën e Vitit të Ri

Kosova

Prishtina Weather: Ndotje enorme ajrore në natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:40
Në natën e Vitit të Ri ka pasur ndotje enorme të ajrit.

Faqja e internetit për Informacione për motin, Prishtina Weather, ka bërë të ditur se në natën e Vitit të Ri ka pasur ndotje enorme të ajrit.

Sipas matjeve në regjistruara në stacionin e IHMK-së në qendër të qytetit, koncentrimet e grimcave PM10 ishin edhe për shtatë-fish më të larta nga ato normale, deri në 352 ug/m3 që u regjistruan në orën 2, e ato më të imta PM2.5 deri në 291ug/m3.

Të larta ishin edhe në Gjilan, deri në 200 ug/m3 sikurse ato PM10 dhe PM2.5.

Sa për krahasim, koncentrimet ishin të larta edhe vitin e shkuar, por jo në këtë nivel. Më 1 janar 2023, në orën 1, koncentrimet e grimcave PM10 ishin në 170ug/m3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat