​Moti për pesë ditët në vijim

Kosova

​Moti për pesë ditët në vijim

Më: 2 janar 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Institut Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve, vjen do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Sipas institutit, të mërkurën, do të mbaj mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

“E enjte –Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius. E premte- Mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. E shtune-Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e premte. Në fusha termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara , meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbesin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale. E diele- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat