Ahmeti: Institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

Kosova

Ahmeti: Institucionet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:05
Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka kërkuar nga institucionet që të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtë fundvit rreth 25 qytetarë (kryesisht të mitur) të lënduar nga mjetet piroteknike, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente në Prishtinë.

“Kjo nuk guxon të ndodh më. Nga ky vit, institucionet duhet të ndalojnë plotësisht shitjen e mjeteve piroteknike, ndërsa vetëm komunat dhe qeveria të organizojnë spektakle me fishekzjarrë në ndërrim të viteve”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka theksuar se siguria e qytetarëve është primare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat