Kjo është gjendja e kësaj rruge në Podujevë nga ngricat – rrëshqasin veturat

Kosova

Kjo është gjendja e kësaj rruge në Podujevë nga ngricat – rrëshqasin veturat

Më: 9 janar 2024 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Rruga “Qëndresa” që të çon për në fshatin Llapashticë të Podujevës, sonte është bërë e vështirë për t’u kaluar.

Në pamjet që kanë arritur në adresë të medias shihet se ngricat e krijuara edhe nga reshjet e borës, kanë bërë që veturat të rrëshqasin – e ndërkohë thuajse e pamundshme për t’u ngjitur.

Përkundër kësaj, deri më tani, nuk janë para ndonjë kompani për mirëmbajtjen e rrugëve.

Përveç kësaj, edhe përgjatë magjistrales Podujevë – Prishtinë dhe anasjelltas, media ka pranuar ankesa nga qytetarët, për vështirësi qarkullimi për automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat