​Më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb në sheshet e qyteteve të Kosovës

Kosova

​Më 15 janar ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit serb në sheshet e qyteteve të Kosovës

Më: 10 janar 2024 Në ora: 21:29
Ilustrim

Me rastin e 25-vjetorit të kryerjes së gjenocidit serb në Kosovë, Qendra "Gjenocidi në Kosovë - Plagë e Hapur" do të organizojë ndezjen e qirinjve në të gjitha sheshet e qyteteve të Kosovës.

Ndezja e qirinjve nën moton “Ne nuk harrojmë - Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë”, do të bëhet më 15 janar para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Në të njëjtën kohë organizohet ndezja e qirinjve nga qytetarët edhe në të gjitha sheshet e qyteteve tjera të vendit.

“Solidarizimi i qytetarëve jashtë kufijve të Kosovës do të jetë i mirëseardhur”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat