Publikohen pamje nga zonat malore në Kosovë: 7 ujqër në luftë që të ushqehen

Kosova

Publikohen pamje nga zonat malore në Kosovë: 7 ujqër në luftë që të ushqehen

Më: 13 janar 2024 Në ora: 12:25
Ujqit

Zonat malore të Kosovës përveç bukurisë mahnitëse që ia dhurojnë vendit, janë edhe strehe për shumë kafshë.

Së fundmi nga këto zona malore janë publikuar disa pamje filmike nga kamera kurth e fotografit, Arian Mavriqi ku shihet një familje e ujqërve, shtatë anëtareshe, se si ushqehen.

Po ashtu, aty shihet secili nga ta në tentim për të marr pjesën e tij të ushqimit, teksa me dinakërinë që i karakterizon vëzhgojnë terrenin.

Madje, gjatë një momenti, dy prej tyre edhe ‘përleshën’ me njëri-tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat