“Shtrëngata të forta shiu dhe reshje bore”, AKMC apel bashkive: Mobilizoni strukturat dhe qendroni në gatishmëri

Kosova

“Shtrëngata të forta shiu dhe reshje bore”, AKMC apel bashkive: Mobilizoni strukturat dhe qendroni në gatishmëri

Më: 14 janar 2024 Në ora: 22:14
Ilustrim

Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ju ka bërë apel disa prej bashkive në vend që të jenë në gatishmëri gjatë mbrëjes të së dielës dhe përgjatë ditës së hënë pasi pritet të ketë përkeqësim të motit.

AKMC thkeson se sipas parashikimit të bërë nga IGJEUM priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

Njoftimi:

 Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë.

Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e diel, datë 14) dhe nesër (e hënë, datë 15) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Tiranë.

Në qarkun Durrës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarqet Shkodër dhe Lezhë reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Në zonat malore në Veri dhe Verilindje të vendit, në lartësitë mbi 800m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.

Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat