Osmani nesër bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Kosova

Osmani nesër bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 20:50
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe te varret e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, në Dubovik, të mërkurën në ora 11:00.

Kështu ka njoftuar të martën zyra për media e presidencës.

Më pas Osmani do të vizitojë edhe kullën e familjes Gërvalla.

Ndërkaq, në orën 13:00, Presidentja e Kosovës vendos kurorë lulesh te busti i Kadri Zekës, në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat