Rënia e kulmit, IHMK: Shpejtësia e erës që u regjistrua dje, nuk shkakton kurrfarë dëmi

Kosova

Rënia e kulmit, IHMK: Shpejtësia e erës që u regjistrua dje, nuk shkakton kurrfarë dëmi

Më: 19 janar 2024 Në ora: 18:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti Hidrometeorolgjik i Kosovës (IHMK) ka publikuar të dhënat për shpejtësinë e erës në kohën kur ndodhi shembja e kulmit të objektit të ri të Komunës së Prishtinës.

Sipas IHMK-së, niveli i shpejtësisë së erës, nuk mund të shkaktoj dëme.

Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit në IHMK tha se stacioni automatik regjistron vlerat e shpejtësisë së erës çdo 5 minuta.

“Në intervalin kohor prej orës 00 deri në orën 23:55 ka regjistruar shpejtësinë maksimale 9.8m/s ( 35.2km/h). Shpejtësia max 9.8m/s  (35.2km/h),u regjistrua në orën 13:05. Shpejtësia e erës e regjistruar dje 9.8m/s, i përgjigjet shkalles së Boforit 5, që d.m.th erë mesatarisht e fortë (drunjtë e vegjël me gjethe fillojnë të tunden, lëvizë flamujt e të ngjashme), që d.m.th se kjo shpejtësi e regjistruar nuk mund të shkaktoj kurrfarë dëme”- thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorolgjik të Kosovës.

Sipas institutit, vlen të ceket se stacioni regjistron shpejtësitë çdo 5min, gjë që le të nënkuptoj se brenda këtij intervali mund të ketë ndodhur ndonjë shpejtësi më e madhe dhe stacioni nuk e regjistron.

IHMK tutje potencon se dalin me njoftime për popullatën kur forca e erës është 7 bofora e më shumë, sepse forca e erës vlerësohet me 13 shkallë të Boforit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat