​Ndërprerje të energjisë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës pas reshjeve të borës

Kosova

​Ndërprerje të energjisë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës pas reshjeve të borës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Gjakova dhe Peja janë duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike, pas reshjeve të borës dhe erërave të forta.

KEDS ka njoftuar se paralajmërimet e djeshme për përkeqësim të motit përgjatë natës dhe ditës së sotme, kanë mobilizuar ekipet e KEDS-it, kryesisht në zonat më të afektuara në rajonin e Gjakovës dhe Pejës.

“Në rajonet e afektuara nga reshjet e borës dhe erërat e forta, disa Dalje janë jashtë funksionit. KEDS ka angazhuar ekipe shtesë me qëllim të rikthimit në funksion të tyre.

KEDS informon të gjithë konsumatorët e afektuar se po punohet intensivisht deri në rikthimin në funksion të energjisë elektrike tek të gjithë konsumatorët, për çka kërkon mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat