Ftohtë edhe sot, parashikohen reshje bore e shiu

Kosova

Ftohtë edhe sot, parashikohen reshje bore e shiu

Më: 23 janar 2024 Në ora: 07:06
Foto ilustrim

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit dhe me acar të fortë, ka njoftuar Meteo Kosova.

Ndërsa menjëherë në orët vijuese pritet të shtrihen vranësira nga perëndimi i vendit në drejtim të lindjes, të cilat më vonë pritet të sjellin reshje të pakta lokale bore, e në zona të veçanta mund të paraqiten në formë të shiut.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 8-31 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat