Parlamenti Studentor me aksion simbolik, kërkon kushte për studentët

Kosova

Parlamenti Studentor me aksion simbolik, kërkon kushte për studentët

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Parlamenti Studentor ka organizuar një aksion në oborrin e Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”. Organizatorët kanë kërkuar nga Rektorati që të ju përgjigjen kërkesave të tyre për kushte më të mira për studentët.

Përfaqësuesi i Parlamenti Studentor, Qlirim Hoti, ka deklaruar se me këtë aksion simbolik po shprehin pakënaqësitë me gjendjen jo të mirë të kushteve në fakultete duke filluar me gjendjen e bibliotekave.

“Ky aksion ka të bëj me pa kënaqësitë tona rreth përgjigjeve të rektoratit ndaj ankesave tona. Nisur nga gjendja jo e mirë e bibliotekave nëpër Fakultete të ndryshme, me theks të veçantë atë të Mjekësisë u tha se nuk janë në gjendje të duhur për të mësuar aty. Dyshimet në konkurse për parregullsi, e problemet tjera, në këtë vit me liberalizimin e vizave shtojnë rrezikun që të ketë me pak studentë”, ka theksuar ai.

Hoti ka thënën së në Fakulteëtin e Bujqësisë studentët janë në kushte jo të mira.

“Detyrohen vazhdimisht të lëvizin nëpër salla të ndryshme, po ashtu edhe pranimi i një asistenti i cili është i vitit 1987, i kalon kriteret për pozitën e asistentit, e që i bie që ka shkelur nenet e statusit të UP-së, e po ashtu në fakultetin e ekonomikut kanë emëruar një jurist, çka mund të thuhet më shumë”, ka theksuar ai.

Hoti ka thënë se kushtet për të studiuar janë të vështira pasi deri me tash nuk është ndërmarrë asnjë veprim, e kjo sipas tij, po bën që të humbet besimi në organet kompetente të Universitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat