Azemi për punëtorët e huaj: Qëndrojnë vetëm dy javë, kjo nuk është zgjidhje

Kosova

Azemi për punëtorët e huaj: Qëndrojnë vetëm dy javë, kjo nuk është zgjidhje

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:18
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi thotë se importimi i punëtorëve të huaj në Kosovë nuk ka rezultat.

Kjo, për shkak që sipas tij të njëjtit nuk qëndrojnë më shumë se dy javë në një kompani.

“Po është e vërtetë që shumë kompani po merren me këtë dhe unë po e quaj biznis sepse importimi i fuqisë punëtor nga vendet e tjera shumë pak ka rezultat. Punëtorët nuk kanë qëndruar më shumë se dy javë dhe këto janë një kamuflazh, dhe zgjidhje realisht nuk ka. Fuqia punëtore e importuar nga jashtë është dyfish ose trefish më shtrenjtë sesa kjo e jona sepse ne së paku kemi një vend qëndrim, kemi një shtëpi tonën dhe nuk është nevoja të paguajmë për banim ose diçka tjetër”, ka deklaruar Azemi.

Por, Azemi ka një frikë tjetër për vendin kur bahet fjalë për importimin e fuqisë punëtorë.

“Unë kam frikën më shumë se në leje qëndrimet që i kërkojnë këta njerëz mund të kenë ndonjë prapavijë mund të themi jo të kënaqshme për shoqërinë tonë dhe për vendin tonë dhe këtë duhet ta kenë të qartë edhe kompanitë edhe shteti se nga këta persona nuk përfitohet asgjë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat