Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:20
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani flet në ngjarjen e nivelit të lartë ekonomik kombëtar Kosova Business Forum (KBF). (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Prishtinë, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00-16:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin e Punës së Komisionit për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin e punës së komisionit për 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si zbatuese e projektit “Komunat për të Rinjtë”, financuar nëpërmjet mbështetjes së Fondit për Zhvillim Social të Japonisë, Qeverisë së Kosovës dhe i administruar nga Banka Botërore, organizon ceremoninë e ndarjes së granteve për përfituesit e të gjitha komunave partnere. (Mensa Ramiz Sadiku, rruga “Johan F. Hahn”, Prishtinë, ora 10:30)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00, mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Prokuroria Speciale e Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, mban konferencë për media. (Para Komunës së Prizrenit Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat