Drejtori i Arsimit tregon arsyet e ndalimit të përdorimit të telefonave nga mësimdhënësit dhe nxënësit në Podujevë

Kosova

Drejtori i Arsimit tregon arsyet e ndalimit të përdorimit të telefonave nga mësimdhënësit dhe nxënësit në Podujevë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 13:20
Avni Fetahu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kjo komunë ka marrë vendim që ta ndalojë posedimin e telefonit gjatë procesit mësimor për nxënësit, mësimdhënësit dhe punëtorët e tjerë të institucioneve shkollore.

Lidhur me këtë temë, përmes një video-lidhje direkte, Drejtori i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Fetahu në emisionin “Rreth e Rrotull” ka sçaruar se pse është marrë ky vendim nga kryetari i komunës së Podujevës.

Fetahu ka potencuar se vendimi i kryetarit të komunës së Podujevës nuk vjen nga rasti i fundit i vrasjes së 18-të vjeçarit, Lulzim Fejzullahut por si vazhdë e aktiviteteve dhe përmirësimit të cilësisë dhe disiplinës brenda ambienteve shkollore.

“Ky veprim i Drejtorisë së Arsimit, nuk ndërlidhet me rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahut i vrarë disa ditë më parë por  kemi qenë në vazhdën e aktiviteteve për përmirësim të cilësisë dhe disiplinës brenda shkollave, ka qenë uniforma e shkollave dhe në kuadër të kësaj ka ardhur ky vendim për t’u rritur disiplina”, ka deklaruar Fetahu.

“Që të ngritet diciplina brenda objekteve shkollore, që të ketë mësimnxënie dhe mësimdhënie në nivel më të duhur. Ky vendim parasheh sekuestrimin e telefonave nëse posedojnë nxënësit brenda objekteve shkollore ndërsa mësimdhënësit duhet t’i vendosin në sallën e arsimtarëve dhe të mos i përdorin brenda orës mësimor”, ka thënë Fetahu.

Fetahu ka potencuar se normalisht është e pamundur të menaxhohet tërësisht  në detaje për posedim të telefonave qoftë nga nxënësit apo edhe nga vet mësimdhënësit, por në rast të gjetjes së tyre janë disa veprime ndëshkuese.

“Kemi sistemin e kamerave sikurse nga ambienti i jashtëm ashtu edhe nga i brendshëm, dhe është e pamundur që të kontrollohet çdo lëvizje e nxënësve, por në rast të posedimit të telefonit brenda objekteve shkollore i sekuestrohet dhe do të i dorëzohet prindërve apo kujdestarit ligjor. Nëse përsëritet atëherë do të i dorëzohet organeve  të shtetit”, ka theksuar Fetahu.

Bashkëpunimi hatashëm me prindërit

“Ky vendim nuk është i lehtë për t’u zbatuar, por jemi duke u përgatitur me takime të Këshillit të Prindërve, por edhe kujdestarët po takohen me prindërit e nxënësve të tyre. Po shihet një vullnet i hatashëm nga prindërit për këtë vendim”, ka theksuar Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat