Mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Kosova

Mbyllen katër komuna paralele në Vranisht të Dragashit

Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi ka thënë se sot në fshatin Vranisht të Dragashit kanë mbyllur katër komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. 

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit.

Sot në fshatin Vranisht të Dragashit mbyllëm 4 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht për gjithë këto vite. Në këtë fshat kundërligjshëm kanë vepruar dhe lëshuar dokumente për komunën e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Dragashit. Nga sot ajo më nuk operon.

Republika e Kosovës është shtet unitar dhe si e tillë nuk do të lejojë asnjë paralelizëm kundërkushtetues”, ka shkruar Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat