​Garat me vetura, ndalohen tre persona në Gjilan

Kosova

​Garat me vetura, ndalohen tre persona në Gjilan

Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:34
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar personat me inicialet F.A., B.A. dhe L.M. për 48 orë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme dhe mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se F.A. e B.A, më 25 janar 2024, rreth orës 00:50, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara që janë të ndaluara me ligj, nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të Dobërçanit, ku L.R. ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën.

Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit, vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari, pasagjeri L.M., nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i rastit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat