Fillojnë punimet për renovimin e Bibliotekës dhe Arkivës se Fakultetit Juridik në UP

Kosova

Fillojnë punimet për renovimin e Bibliotekës dhe Arkivës se Fakultetit Juridik në UP

Më: 29 janar 2024 Në ora: 23:31
Avni Puka

Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Avni Puka, ka njoftuar se kanë filluar punimet në renovimin e biblotekës dhe arkivës në fakultetin juridik në UP.

Puka ka bërë të ditur se ky projekt është vazhdimësi e realizimit të “Programit të transformimit të hapësirave të Fakultetit Juridik” të konceptuar nga Zyra e Dekanit.

Në fillimin e punimeve të renovimit të kësaj bibloteke, i pranishëm ishte edhe rektorati i UP-së prof. Qerim Qerimi.

Tutje Puka, tregoi se ky projektë është përgaditur nga viti 2023 nga profesorët dhe studentët te Fakultetit të Arkitekturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat