Ngjarjet e datës 31 janar

Kosova

Ngjarjet e datës 31 janar

Më: 30 janar 2024 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës, organizon takimin e Forumit të Ri-themelimit të Këshillit Kombëtar të Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave, përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit në mes të akterëve të ekosistemit të tregut të pagesave në Kosovë. (Prishtinë, “Swiss Diamond” Hotel, ora 09:00)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00 - 16:00)

Me rastin e 27 vjetori të rënies heroike të tre heronjëve të parë të UÇK-së, mbahen homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit. (Pranë shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 09:00-10:30).

Mbahet mbledhja e Kuvendi të Komunës së Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”, ora 10:00)

Organizata WWW Adria/Ecopana në bashkëpunim me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, do të bëjnë vendosjen e tabelave informuese para këtij monumenti të natyrës me rëndësi të veçantë. (Ora 10:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit, në 27 vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Pas homazheve do të ketë deklarim për media. (Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, ora 10:30)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për Projektin e “Qëndrueshmërisë Klimatike në Sektorin e Ujërave në Kosovë” (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

Banorët e fshatit Bellanicë dhe fshatrave përreth do të organizojnë për të kërkuar drejtësi rreth çështjes së privatizimit të pronave në “Dubravë” dhe OPB “Mirusha”. Pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat