Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Ilustrim

Lansohet zgjerimi i skemës Superpuna. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

USAID dhe UNICEF përmbyllin projektin “Përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19”. Flasin ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtoresha e Misionit USAID në Kosovë, Eileen Devitt, udhëheqësja e UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman. (Modelarium, Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion interviston kandidatët për pozitën e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO55/23 që ka të bëjë me vlerësimin e propozim amendamenteve Kushtetuese, të propozuara nga deputeti Kujtim Shala, i mbështetur nga 39 deputet të tjerë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi mban konferencë për media ku do të paraqesë të gjeturat dhe keqpërdorimet në njësitë për patentë-shoferë në Kosovë. (Njësia për Patentë-Shoferë, te Stacioni i Autobusëve, Prishtinë, ora 13:00)

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për media ku do të shpalosë detajet mbi Kupën e Kosovës Final 8 që mbahet nga 13-17 shkurt. (Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat