Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente

Kosova

Azemi: Gjendja në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është skandaloze, duhet ndërhyrje urgjente

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 08:51
Visar Azemi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se gjendja aktuale në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është skandaloze.

Sipas tij, duhet ndërhyrje urgjente për këtë, “sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”.

“Shumë biznese të Ferizajt që operojnë përreth, po ballafaqohen me vështirësi të përditshme nga gropat e shumta dhe gjendja e tmerrshme e kësaj rruge nacionale.

Por edhe më të tmerrshme gjendjen e bëjnë të reshurat e shiut, që depërtojnë në objektet e tyre dhe njëkohësisht ua pamundësojnë qasjen e klientëve në biznese.

Dëgjova për së afërmi hallet e bizneseve, që mbushin buxhetin e shtetit dhe ankesat e tyre që nuk po iu zgjidhet ky problem.  Duhet ndërhyrje urgjente për këtë, sepse kriza e ndërrmarrësve thellohet”, ka shkruar Azemi, derisa ka publikuar edhe një video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat