Rriten prodhimet bujqësore

Kosova

Rriten prodhimet bujqësore

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e katërt (TM4) 2023.

Sipas këtyre të dhënave në TM4 2023, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 9,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 6,5%.

Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 7,5%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale.

Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat