Menaxhimi i suksesshëm, komuna e Shtimes përfiton grant në vlerë rreth 400 mijë euro

Kosova

Menaxhimi i suksesshëm, komuna e Shtimes përfiton grant në vlerë rreth 400 mijë euro

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 19:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Shtimes Qemajl Aliu ka reaguar sot pasi komuna që ai drejton është përzgjedhur në mesin e 11 komunave përfituese të granteve të performancës komunale.

Shtimja, Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja kanë përfituar grant në vlerë prej 8.3 milionë eurosh.

Kryetari Aliu ka bërë të ditur se komuna e Shtimes ka përfituar rreth 400 mijë euro në formë granti, si rezultat i qeverisjes së suksesshme.

Çmimi i sotëm dëshmoi edhe njëherë mirëqeverisjen, ligjshmërinë e llogaridhënien ndaj qytetarëve, transparencën e efektivitetin - parime mbi të cilat jemi zotuar të punojmë dhe që sigurt po e implementojmë. Ky model i menaxhimit të suksesshëm përkthehet në përfitim afro 400 mijë euro shtesë për qytetarët e Komunës sonë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Granti i performancës është vula e qeverisjes progresive, andaj Aliu thotë se ndihet i privilegjuar dhe mirënjohës që me bashkëpunëtorët dhe falë profesionalizmit të punëtorëve të administratës me në krye ekipin raportues komunal, kanë arritur këtë sukses të madh të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat