Banorët në Gorazhdec shprehen të rezervuar pas mbylljes së zyrave paralele

Kosova

Banorët në Gorazhdec shprehen të rezervuar pas mbylljes së zyrave paralele

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Zyra paralele janë mbyllur në Gorazhdec të Pejës. Atje banorët shprehen të rezervuar të flasin, teksa zyrat që dikur ofronin shërbime paralele, vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Ka kaluar një javë nga bastisja, përkatësisht mbyllja e zyrave paralele në Gorazhdec të Pejës pas një aksioni të koordinuar të Agjencisë për Inteligjencë, Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Megjithatë, edhe pas ndërprerjes së aktiviteteve ilegale të strukturave paralele të Serbisë, të cilat për vite me radhë vepruan brenda territorit të Republikës së Kosovës, këtu çdo gjë duket e qetë dhe e njëjtë. Përveç, zyrave ilegale të cilat tashmë janë të mbyllura, raporton rtk.

Banorët e këtij lokaliteti nuk kanë pranuar të flasin para kamerave. Por prapa tyre disa u shprehën të pakënaqur me mbylljen por kishte edhe të atillë që deklaronin se nuk ka ndonjë ndryshim prej mbylljes.

Gjatë kontrollit në këto zyra ilegale në Gorazhdec, por edhe lokalitete të tjera si në Klinë dhe Istog, janë hasur dokumente të ndryshme me logo të Serbisë dhe strukturave ilegale, e që janë në kundërshtim me ligjet e Republikës se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat