Moti sot me vranësira dhe reshje lokale shiu

Kosova

Moti sot me vranësira dhe reshje lokale shiu

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 06:59
Foto ilustrim

Në Kosovë sot do të jetë mot mjaft jo-sabil, me erëra lokale të fuqishme dhe nganjëherë edhe reshje e rrebeshe lokale shiu që mund të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa do të vazhdojnë temperaturat e larta për këtë periudhë kohore. Për shkak të erërave, vranësirave e rigave të shiut do të ndjehet ajri më i freskët se temperatura reale.

Era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.

Ndërsa të hënën moti pritet të jete me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Reshje bore do të ketë vetëm në malet e larta të maleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat