Ndërron jetë kirurgu i njohur abdominal i QKUK-së dr. Halil Tanaj, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij

Kosova

Ndërron jetë kirurgu i njohur abdominal i QKUK-së dr. Halil Tanaj, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 22:09
Halil Tanaj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në familjen Tanaj në Prishtinë. Familjari i tyre, kirurgu i njohur abdominal, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për doktorin Halil Tanaj, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë, shkruan sinjali.

Mësohet se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, dhe përkundër tentimit të ekipit mjekësor për t’i ofruar ndihmë, ka qenë e pamundur që ai të rikthehet në jetë.

Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist i kirurgjisë abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat