​Moti për sot

Kosova

​Moti për sot

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit.

Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat