Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 22:35
Ilustrim

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës. (Gjykata Speciale, ora 10:00)

Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e radhës. (Objekti i Prokurorisë Speciale, salla e takimeve, kati VI, ora 10:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizon tryezën e pestë të sportit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

Instituti i Mediave Kosovë mban konferencën “Efekti i medieve sociale në radio”, e cila organizohet me rastin e ditës ndërkombëtare të Radios, 13 shkurt. (Hotel Sirius, ora 10:30)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me strategjinë legjislative për skemat sociale dhe pensionale për vitin 2024, si dhe planet dhe prioritetet për fushën e skemave sociale dhe pensionale për vitin 2024. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Zyra Ndërlidhëse Greke në Kosovë mban aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Greke. (Instituti i Albanologjisë, kati 1, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të bëjë përurimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”, në Junik. (Ora 12:30)

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Ferizajt për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, bëhet promovimi i librit “Epitafet në gjuhen osmane në regjionin e Ferizajt”, nga Farush Rexhepi. (Galeria e Arteve, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ku do të ketë njoftim lidhur me çështjen e përfundimit të akteve nënligjore në bazë të Ligjit për mbrojtjen e fëmijës. Të ftuar përfaqësuesit e ZQM-së, Save the Children dhe KOMF-it. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Ferizajt për shënimin e përvjetorit të pavarësisë, mbahet cemronia zyrtare ”Sportisit i vitit 2023”. (Teatri i qytetit, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat