Moti sot, me vranësira dhe reshje shiu

Kosova

Moti sot, me vranësira dhe reshje shiu

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius.

Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-43 km/h, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat