Spahiu: Është shtyrë vendimi për lirimin e pronës “Patroni”

Kosova

Spahiu: Është shtyrë vendimi për lirimin e pronës “Patroni”

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 07:26
Naim Spahiu

Gjykata Komerciale ka marrë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Ministrit të Bujqësisë Faton Peci, për mbylljen e pompës së derivateve, ”Patroni”.

Lidhur me këtë avokati Naim Spahiu tha se kanë pranuar vendimin me të cilin është shtyrë vendimi për lirimin e kësaj pompe.

“Sot kemi marrë vendimin me të cilin është shtyrë ekzekutimi i vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për lirimin e pronës – vendim ky i kundërligjshëm”, tha ai.

“Vendimi si i tillë i marrë nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, kjo ka determinuar një shtyrje të ekzekutimit të këtij vendimi”, shtoi avokati.

Spahiu tutje në Edicionin Special tha se me të marrë vendimin pompa ka të drejtë të punojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat