Gjallërimi i jetës, në kushte të okupimit serbo-sllav, nga FR i Degës së LDK-së në Viti të zgjedhur nga Kuvendi i kësaj Dege në vitin 1990

Kosova

Gjallërimi i jetës, në kushte të okupimit serbo-sllav, nga FR i Degës së LDK-së në Viti të zgjedhur nga Kuvendi i kësaj Dege në vitin 1990

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 13 shkurt 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Kryesia e parë e Forumi Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Viti (FR të LDK-së Dega në Viti), e zgjedhur nga Kuvendi i kësaj Dege, është themeluar në vitin 1990 por për shkakun e vështirësive që kishin anëtarët e kësaj Kryesie, nga armiku okupues serbo-sllav, kishte ndryshime në përbërjen e emrave të Kryesisë së FR të Degës së LDK-së në Viti, por që puna asnjëherë nuk u ndalua, gjithmonë ishte në ballë të aksioneve FR i Degës së LDK-së në Viti, përkundër vështirësive FR i LDK-së bënin përpjekje në realizimin e aspiratave kombëtare të popullit shqiptar…

Në fillim të punës Kuvendi i FR të LDK-së Dega në Viti caktoi udhëheqjen për mbajtjen e zgjedhjeve me mandat deri në përfundimin e kësaj mbledhje nga këta katërë veprimtarë të rinj: Emrush Azizi-Smirë, Fadil Abazi-Sllatinë, Ekrem Qerimi-Pozheran dhe Xhemajl Hasani-Sadovinë.

Prezent në këtë mbledhje në cilësinë e anëtarëve të Kryesisë Dega e LDK-së në Viti ishin: Hajriz Mjaku dhe Sami Arifi, pjesëmarrës ishte edhe Ramadan Hasani në cilësinë e anëtarit të Kuvendit të Degës së LDK-së në Viti, ndërsa prej Qendra nga Prishtina të FR të LDK-së ishin: Zenun Pojaziti-kryetar dhe Lutfi Haziri-nënkryetar.

Nga Kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, por me ca ndryshime kohëpaskohe në Kryesinë e këtij Forumi Rinor të Degës së LDK-së në Viti ishin këta veprimtarë: 1.Ekrem Qerimi, kryetar i parë i Kryesisë së parë-Pozheran, 2.Emrush Azizi, nënkryetar-Smirë 3.Emrush Azemi, nënkryetar-Mogillë, por, nga ndryshimet e mëvonshme që ishin bërë Emrush Azemi ishte zgjedhur kryetar i dytë i Kryesisë së parë i cili udhëhoqi Kryesinë e FR të LDK-së Dega në Viti gjerë në vitin 1997; 3.Xhemajl Hasani, nënkryetar-Sadovinë, 4.Sami Ibishi, sekretar-Smirë, 5.Vedat Azemi, anëtar-Sllatinë, 6.Remzi Salihu, anëtar-Remnik, 7.Ismet Mjaku, anëtar-Sllatinë, ishte në kryesi deri në gusht të vitit 1992 meqë ishte larguar nga vendi, 8.Agon Halabaku, anëtar-Pozheran, 9.Raif Musliu, anëtar-Beguncë, 9.Drita Hasani, anëtare-Smirë, 10.Raif Islami, anëtar-Skifteraj, 11.Fadil Hoxha, sekretar-Sllatinë, 12.Nezir Hasani, anëtar-Budrikë.

Rinia shqiptare ishte forca dhe drita e çlirimit të atdheut, edhe se në okupim të rinjt gjallëronin jetën përmes aktiviteteve kulturore në fusha të ndryshme, si në sport përmes garave të futbollit, volibolit, hendbollit e garave të tjera sportive… Jo më kot thuhet nga populli thuhet: „Forca është në maje të shpatës, kah çanë shpata shkonë drejtësia, forcë e atdheut është rinia“…

Aktiviteti i FR të Degës së LDK-së në Viti nuk u ndalua asnjëher, aktiviteti kulturor në Viti në vitin 1992 u formësua edhe më tepërë me profesionist duke formuar në fushën e kulturës Shoqatën e Sporteve të Pavarura të Komunës së Vitisë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat