Parashikimi i motit për të mërkurën, dita fillon me shi

Kosova

Parashikimi i motit për të mërkurën, dita fillon me shi

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:52
Ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të hershme të mëngjesit priten reshje të pakta lokale shiu.

Vonë pasdite dhe në mbrëmje, parashihet vranësirat të tërhiqen.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-53 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C, njofton Meteo Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat