Azemi: Punëtorët teknikë dhe fizikë të UP-së dhe QS-së fillojnë grevat të premten

Kosova

Azemi: Punëtorët teknikë dhe fizikë të UP-së dhe QS-së fillojnë grevat të premten

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 11:46
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi ka folur për grevën që do të mbahet nga stafi teknik dhe fizik i UP-së dhe QS-së.

Sipas një postimi të tij, greva do të fillojë të premten.

Punëtorët teknikë dhe fizikë të të gjitha fakulteteve të UP-së dhe Qendrës studentore, kanë vendosur me unanimitet për këtë grevë.

"Punëtorët teknikë dhe ata fizikë të të gjitha Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës dhe ata të Qendrës Studentore, me unanimitet vendosën që nga kjo e premte të fillohet me greva, shkak pagat e ulëta", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat